Aksident mes katër veturave në fshatin Llapushnik, lëndohen tre persona
Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Llapushnik.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se në aksident kanë qenë të përfshira katër vetura.
“Në ora 17:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Llapushnik). Në aksident janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK-në”, ka bërë të ditur Krasniqi.
Ai tutje ka njoftuar se në atë pjesë të rrugës qarkullimi po zhvillohet vetëm nëpër shiritin emergjent, dhe se njësitet policore janë duke u marrë me aksidentin.
