Aksident mes dy veturave në Klinë, lëndohen nëntë persona
Nëntë persona janë lënduar nga një aksident në Klinë.
Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se aksidenti është regjistruar më 06.04.2024 në mesnatë.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Nëntë persona janë të lënduar nga ky aksident. Deri më tani nuk kemi marrë ndonjë informacion për ndonjë nga të lënduarit me gjendje të rëndë apo që është në rrezik për jetën”- tka thënë Rugova.
Pas aksidentit, ekipet e policëve të njësisë së trafikut janë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.