Aksident mes dy veturave në Klinë, lëndohen gjashtë persona
Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Klinafc të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Rreth orës 14:50, Policia është informuar se në fshatin Klinafc- Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar në Spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njesitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor DRP Pejë.”, bëri të ditur ai.