Aksident mes autobusit dhe kamionit në Carralevë, tre të lënduar
Te persona kanë mbetur të lënduar në një aksident mes një autobusi dhe kamioni në rrugën Carralevë-Duhël.
Këtë e ka konfirmuar zëdhendësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai ka thënë se të lënduarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë transportuar në emergjencë në QKMF-në në Suharekë.
“Sot me datë 10.09.2024, rreth orës 07:11 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Carralevë-Duhël. Në aksident janë të përfshirë një autobus dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupor dhe janë transportuar për në emergjencë në QKMF në Suharekë. Policia ka dalë vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin. Pasi që autobusi është rrotulluar në krah kanë intervenuar edhe zjarrfikësit për t’i nxjerrë pasagjerët”, ka thënë Bytyqi.