Aksident me tri vetura në Zallq të Istogut, lëndohen tre persona
Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Zallq të Istogut, ku janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë janë lënduar tre persona.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur se aksidenti është raportuar rreth orës 15:40.
“Sot, rreth orës 15:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Zallq të Istogut. Në këtë aksident kanë qenë të involvuara tri vetura dhe, si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor”, ka thënë Rugova.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat që çuan deri te aksidenti.