Aksident me tre te lënduar në Dush të Klinës - NACIONALE

Aksident me tre te lënduar në Dush të Klinës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Dush të Klinës ku tre persona kanë mbetur të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Rreth orës 17:00 policia është njoftuar për një aksident trafiku në Dush të Klinës. Aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave. Tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Pas trajtimit mjekësor, të tre ata janë liruar menjëherë në shtëpi”, ka bërë të ditur Gashi.

Lajme të ngjashme