Aksident me traktor në Malishevë, vdes një person - NACIONALE

Aksident me traktor në Malishevë, vdes një person

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person raportohet se ka vdekur në Ngucat të Malishevës, pas një aksidenti me traktor.

“Sinjali” raporton se një tjetër është në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe se aksidenti erdh gjatë punimit me traktor në një fushë.

Lajmi raportohet se është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 14:00 është raportuar aksident trafiku në fshatin Ngucat- Malishevë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një traktori dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi të dhe është vet-aksidentuar. Për pasojë një person mashkull i moshës madhore ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër (po ashtu mashkull i moshës madhore) është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore. Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.”

Lajme të ngjashme