Aksident me motor borë në Bogë, katër të lënduar - NACIONALE

Aksident me motor borë në Bogë, katër të lënduar

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Të paktën katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Bogë të Rugovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur për KOHËN se aksidenti ka ndodhur kur një motor bore është përplasur në një shtyllë elektrike.

Sipas tij, Policia është njoftuar menjëherë për rastin dhe ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një motor i borës, i cili është ndeshur në një shtyllë elektrike, dhe si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar Rugova.

Ai ka shtuar se personat e lënduar kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar nga autoritetet.

Lajme të ngjashme