Aksident me fatalitet në rrugën Prishtinë–Pejë: Vdes këmbësori pasi u godit nga vetura - NACIONALE

Aksident me fatalitet në rrugën Prishtinë–Pejë: Vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

1 orë më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vragoli, ku një veturë ka goditur një këmbësor, duke e lënë të vdekur.

Siç ka njoftuar Policia, rreth orës 03:00 të mëngjesit, në rrugën Prishtinë–Pejë, në fshatin Vragoli, ka ndodhur një aksident me fatalitet.

“Sot, më datën 24.07.2026, rreth orës 03:00 të mëngjesit, në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, në fshatin Vragoli, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku një veturë me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar ka goditur një person (këmbësor) të gjinisë mashkullore. Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante, përfshirë ato mjekësore, të cilat kanë konfirmuar vdekjen e viktimës”, ka bërë të ditur policia.

Lajme të ngjashme