Aksident me fatalitet në Suharekë, humb jetën një person
Policia e Kosovës ka bërë me dije se në mbrëmë në Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi , ka dhënë disa detaje për rastin.
Ai ka bërë me dije se trupi i viktimës është dërguar në Institutin Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për egzaminim.
“Hetuesit e trafikut kanë dal në vendngjarje gjithashtu, është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij trupi i pa jetë është dërguar në Institutin Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për egzaminim”, ka thënë Bytyqi.