Aksident me fatalitet në Skenderaj - NACIONALE

Aksident me fatalitet në Skenderaj

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Një 74 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti në Skenderaj.

Policia e Kosovës ka bërë me dije se në aksident janë përfshirë një veturë dhe këmbësori.

“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën këmbësori, rreth 74-vjeçar.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Stacion Policor për procedura të mëtejme.

Njësitet relevante policore, përfshirë hetuesit e aksidenteve të trafikut, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti” – është thënë nga policia.

Lajme të ngjashme