Aksident me fatalitet në rrugën Gjakovë-Prizren, vdes një këmbësor - NACIONALE

Aksident me fatalitet në rrugën Gjakovë-Prizren, vdes një këmbësor

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një person ka ndërruar jetë pasi që është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se viktima është mashkull i moshës madhore, dhe se vdekjen e tij e kanë njoftuar ekipi mjekësor.

Sipas Elezajt shoferi i përfshirë në aksident është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rreth orës 17:15 është raportuar aksident trafiku në fshatin Krushë e Madhe, në rrugën që lidh Gjakovën me Prizrenin. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet dhe një këmbësor (mashkull i moshës madhore). Këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor, nga jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Shoferi i automjetit, i dyshuar për përfshirje në aksident, është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje." - tha Elezaj për Nacionalen.

Lajme të ngjashme