Aksident me fatalitet në Prishtinë, vdes një person - NACIONALE

Aksident me fatalitet në Prishtinë, vdes një person

1 orë më parë

nga NACIONALE

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në rrugën “Shkupi” në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00 dhe në të janë përfshirë dy vetura.

Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka ndërruar jetë, ndërsa personi tjetër ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informatën se në rrugën Shkupi në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka ndërruar jetë, kurse një tjetër ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor” ka thënë Pllana.

Lajme të ngjashme