Aksident me fatalitet në fshatin Makoc: Një i vdekur e tre të lënduar - NACIONALE

Aksident me fatalitet në fshatin Makoc: Një i vdekur e tre të lënduar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Makoc të Prishtinës.

Për pasojë, një person ka vdekur, e tre të tjerë janë lënduar.

Njoftimi:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Fsh. Makoc, Prishtinë 16.09.2025 – 07:45. Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave ku si pasojë një mashkull kosovar ka humbur jetën, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar një femër dhe dy meshkuj të mitur kosovarë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Lajme të ngjashme