Aksident me fatalitet në Ferizaj, humb jetën një person - NACIONALE

Aksident me fatalitet në Ferizaj, humb jetën një person

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Greme, Ferizaj / 28.12.2025 – 17:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë duke e drejtuar automjetin kishte humbur kontrollin mbi të dhe ka shkaktuar vet aksident. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar pasagjeri që ka qenë në atë veturë, viktima mashkull kosovar vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Lajme të ngjashme