Aksident me fatalitet në Bresje
Rreth orës 20:35, tek semaforat në Bresje, është regjistruar një aksident trafiku me fatalitet.
Ekipet policore dhe autoambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Një person është ndaluar nga policia, ndërsa hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit janë në vazhdim.