Aksident me fatalitet në Bërnjak, vdes një pasagjer
Një pasagjer ka vdekur si pasojë e një aksidenti në fshatin Bërnjak.
Ngjarja ka ndodhur teksa vetura ka goditur një shkëmb.
Njoftimi:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fsh. Bernjak / 07.07.2024 – 23:00. Raportohet se ka ndodhur një vet-aksident trafiku në rrugën nacionale Zubin Potok – Bërnjak, ku si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës vetura që drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë, ka dalur nga rruga duke u përplasur me një shkëmb. Si pasojë e aksidentit tre pasagjerët meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore ku sipas mjekëve në Spitalin e Mitrovicës njëri prej tyre ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion, ndërsa i dyshuari (drejtuesi i veturës) është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.