Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, përmbyset një veturë - NACIONALE

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, përmbyset një veturë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, ku një veturë është përmbysur në rrugë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes, të publikuara nga "Jepi Zë" tregojnë automjetin e përmbysur, ndërsa rrethanat që çuan deri te aksidenti ende nuk janë bërë të ditura.

Policia është kontaktuar lidhur me rastin, por deri në publikimin e lajmit nuk ka dhënë konfirmim zyrtar nëse ka persona të lënduar.

Lajmi do të përditësohet sapo të bëhen të ditura informacione të reja.

Lajme të ngjashme