Aksident i rëndë trafiku në rrugën Drenas-Komoran
22:48 - E përditësuar: Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në një përgjigje për Nacionalen ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy persona.
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Drenas-Komoran, afër gjimnazit “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu”.
Fotot e aksidentit janë shpërndarë në Facebook nga"Drenica Online".
Ndërsa mbetet e paqartë nëse ka të lënduar, pamjet tregojnë se në aksident është përfshirë një kamion mallrash.
Nacionale ende nuk ka marrë ndonjë informacion shtesë në lidhje me aksidentin.