Aksident i rëndë në Skenderaj: Humb jetën një e mitur, lëndohen 6 persona - NACIONALE

Aksident i rëndë në Skenderaj: Humb jetën një e mitur, lëndohen 6 persona

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka vdekur një vajzë e mitur në Skenderaj si pasoj e një aksidenti në trafik.

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave.

Sipas policisë, në këtë aksident janë lënduar edhe disa persona tjerë.

“Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave me vozitës meshkuj, njëri shtetas i huaj ndërsa tjetri kosovar. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar gjashtë viktimat, tri femra dhe tre meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa nga mjeku kujdestar është konfirmuar se njëra viktimë-femije, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit viktima dërgohet në IML për obduksion”, është thënë në raportin e policisë.

Lajme të ngjashme