Aksident i rëndë në mes të tri veturave dhe një autobusi në Prishtinë - NACIONALE

Aksident i rëndë në mes të tri veturave dhe një autobusi në Prishtinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot rreth orës 08:15, ka ndodhur një aksident trafiku në Prishtinë, në mes të tri veturave dhe një autobusi.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 08:15, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në lagjen Veterniku, të komunës së Prishtinës Nga informatat e para bëhet e ditur se tri vetura dhe një autobus janë përfshirë në aksident dhe si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime”, ka deklaruar Borovci për Infokus.

Lajme të ngjashme