Aksident i rëndë në Komoran, ka të lënduar
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Komoran.
Në adresën e Gazetës Nacionale janë dërguar disa fotografi nga vendi i ngjarjes dhe ku shihet se në aksident janë të përfshira dy vetura.
Sipas lexuesve, disa persona kanë pësuar lëndime dhe se Policia e Kosovës ka arritur në vendin e ngjarjes.
Gazeta Nacionale ka tentuar të marrë përgjigje nga Policia e Kosovës, mirëpo, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje.
