Aksident i rëndë në Istog: Një i vdekur dhe dy të lënduar - NACIONALE

Aksident i rëndë në Istog: Një i vdekur dhe dy të lënduar

1 orë më parë

nga NACIONALE

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Cerrcë të Istogut.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:02, më 1 shtator, ndërsa në të kanë qenë të përfshira dy vetura.

Sipas Policisë së Kosovës, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e njërit prej tyre.

Dy të lënduarit e tjerë kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa njëri prej tyre, për shkak të natyrës së lëndimeve, është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor, ekipi mjekësor dhe zjarrfikësit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor të DRP-së në Pejë.

Lajme të ngjashme