AKB-ja kërkon nga Qeveria rritjen e pagës minimale në 350 euro
Aleanca Kosovare e Bizneseve(AKB) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës rritjen e pagës minimale në 350 euro.
Kjo aleancë ka kërkuar edhe rritjen e pensioneve për veteranët e UÇK-së.
Pas takimit të rregullt të Bordit udhëheqës, AKB-ja ka kërkuar edhe nga bizneset që të rrisin cilësinë e sherbetimeve dhe paga e punëtore.
“Paga minimale kaq e ulët është diskriminuese edhe për puntorët edhe për imazhin e Kosovës si vend I varfër që nuk ka perspektivë ekonomik,vendimi I pagesë minimale nga KES është marrë në vitin 2011 në 170€ dhe nga ajo kohë nuk ka pas ngritje asnjë herë. Bordi I AKB-ës I kërkon bizneseve vendore dhe atyre të huajve që veprojnë me aktivitete e veta ekonomike në Kosovë që të I rrisin shërbimet dhe paga e puntorëve së paku 10 % nga baza e pagës kurse qeverisë I kërkojmë të rrite pagën minimal në 350€ pêr të gjitha kategoritë sociale duke i përfshirë Veteranët e UÇK-ës, kategoritë tjera sociale, puntorët sektorit të sigurisë fizike dhe tê objekteve dhe të shërbimeve higjienike”, është thënë në njoftimin e AKB-së.
Sipas njoftimit, ky veprim është një hap i vogël për të parandaluar ikje e punëtorëve nga Kosova.