AK-47, pushko-mitraloz: Pesë vëllezër kapen me hajdutët, ballafaqohen edhe me policët civilë - NACIONALE

AK-47, pushko-mitraloz: Pesë vëllezër kapen me hajdutët, ballafaqohen edhe me policët civilë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një rast i çudtishëm ka ndodhur në Prishtinë.

Pesë vëllezër kanë qenë subjekt i një vjedhjeje, por të njëjtit për t’u mbrojtur i kanë gjuajtur hajdutët me armë zjarri.

Kur arriti në vendin e ngjarjes Policia, disa prej zyrtarëve ishin në rroba civile. Vëllezërit këtu ishin përfshirë në ballafaqim edhe me policët, pa e ditur pasi ata ishin civilë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Pas disa të shtënave me armë zjarri janë arrestuar pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë (familjarë-vëllezër) nën dyshimin se te shtëpia e tyre person-a të panjohur kishin tentuar të kryej vjedhje me çka dhe kanë filluar të shtënë me armë zjarri ndërmjet njëri tjetrit, por pa ndonjë pasoj, ndërkohë gjatë intervenimit njësiteve policore për reagim të shpejtë (NJRSH) dhe në rroba civile, këtyre të fundit të shtënat e armëve ju kanë vishkulluar në drejtim të tyre, por pa pasoja. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar: Dy AK-47, një pushko-mitraloz, 71 copë fishekë, ndërkohë me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e tyre dhe pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregulltë.

Lajme të ngjashme