Ajeti injoron zërat për përjashtimin e Kosovës nga Procesi i Berlinit: Kosova, pjesë e rëndësishme e këtij procesi - NACIONALE

Ajeti injoron zërat për përjashtimin e Kosovës nga Procesi i Berlinit: Kosova, pjesë e rëndësishme e këtij procesi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka injoruar paralajmërimet se Kosova mund të përjashtohet nga Procesi i Berlinit.

Ai ka bërë me dije se Kosova është një pjesë e rëndësishme e këtij procesi.

Në llogarinë e tij në “X”, ai ka postuar një fotografi me Ministrin e Punëve të Jashtme, Xhelal Sveçla, i cili po merr pjesë në një takim q mbahet në kuadër të këtij procesi.

“Ministri i Brendshëm Xhelal @XSvecla po merr pjesë sot në takimin e Ministrave të Brendshëm të Procesit të Berlinit. Republika e Kosovës 🇽🇰 është një pjesë e rëndësishme e këtij procesi, i cili konsiderohet si një histori suksesi”, ka shkruar ai në “X”.

Lajme të ngjashme