AIP paralajmëron gjoba deri në 40 mijë euro për ndërmarrjet publike që dërgojnë faturat pa zarfe
Për ndërmarrjes publike që konsumatorëve u dërgojnë “faturat pa zarde” parashihen që gjobat të shkojnë prej 20 mijë deri në 40 mijë euro, ka bërë të ditur komisionarja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku, në një intervistë për Ekonomia Online, për çka ka njoftuar se edhe do të ketë inspektime.
“Gjoba fillon prej 20 mijë euro e përfundon varësisht prej shkeljes që behët, do të thotë deri në 40 mijë është ky limit për një shkelje, por nëse e gjejmë shkeljen e dytë, tret e të katërtën e kështu me radhë normalisht është kumulative dhe mund të jete një gjobë që mund ta mbyllë edhe ndonjë ndërmarrje e të mos flas për bizneset”, ka thënë ajo.