“Ai ia ka larguar fotografinë nga zyra”: Bulliqi tregon pse nuk e ftoi Abdixhikun në përurimin e shtatores së Rugovës - NACIONALE

“Ai ia ka larguar fotografinë nga zyra”: Bulliqi tregon pse nuk e ftoi Abdixhikun në përurimin e shtatores së Rugovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka dhënë arsyet pse nuk e ka ftuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në përurimin e shtatores së Ibrahim Rugovës.

Sipas tij, këtë e ka bërë pasi pretendon se kryetari i LDK-së ia ka larguar fotografinë Rugovës nga zyra.

“Unë i kam ftuar të gjithë njerëzit që kam vlerësuar se kanë dhënë kontribut për LDK-në. E kam ftuar degën e LDK-së në Podujevë, e kam ftuar presidentin Sejdiu, i kam ftuar deputetët e LDK-së që e di se kanë punuar shumë për LDK-në, Armend Zemaj, Arben Gashi e ka pasur ftesën dhe i kam ftuar të gjithë ata që kam menduar se kanë dhënë kontribut të gjatë në LDK”.

“Në momentin që u zbulua fakti se Lumir Abdixhiku e tërheq fotografinë e presidentit Rugova prej zyrës ku e jep intervistën, atëherë cila është arsyeja ta ftoj një personalitet që për ta ngritur imazhin e vet, e sposton anash”, tha Bulliqi në Klan Kosova.

Lajme të ngjashme