Ahmeti për incidentin e Osmanit: Më vjen shumë keq, skandal i papranueshëm diplomatik - NACIONALE

Ahmeti për incidentin e Osmanit: Më vjen shumë keq, skandal i papranueshëm diplomatik

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, ka reaguar në lidhje me incidentin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila u pengua përkohësisht gjatë udhëtimit në Aeroportin e Shkupit.

Opozitari Ahmeti i ka shkruar se i vjen keq për ngjarjen në aeroport.

Këtë ngjarje, Ahmeti e ka cilësuar si “skandal të papranueshëm diplomatik”.

“E dashur Presidente, më vjen shumë keq për incidentin dhe skandalin e papranueshëm diplomatik në aeroportin e Shkupit dhe e dënoj në formën më të ashpër të mundshme.

Unë skuqem nga turpi i tyre dhe lus të gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë, por edhe qytetarët tanë, që ti falin për arsye se nuk dijnë se ç’bëjnë” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme