Ahmeti: Pas VLEN-it, më 8 maj do të përballemi me VMRO-DPMNE-në
Ali Ahmeti, udhëheqës i BDI-së, sot vizitoi Strugën dhe Dibrën. Ahmeti iu drejtua qytetarëve të Strugës për të mbështetur Frontin Evropian duke shtuar se pas përballjes me opozitën e VLEN-it, partia e tij tani do të përballet me VMRO-DPMNE-në.
“Ky front më 24 prill u përball me opozitën VLEN dhe më 8 maj do të përballemi me VMRO-DPMNE-në. Më 8 maj t’i afrojmë të gjithë në këtë referendum se a do të shkojmë me hapat e duhur drejt anëtarësimit në Evropë apo do të mbetemi tek izolimi, formula është e qartë, do të ecim drejt integrimit apo izolimit. Izolimi nuk na sjellë asnjë dobi”, tha ai.
“Ne do të kemi një përplasje politike me VMRO-në lidhur me konceptet tona, filozofit tona, por filozofia jonë është më progresivja për shtetin”, deklaroi Ahmeti, kryetar i BDI-së, raporton tv21.