Ahmeti: Opozita është gëzuar që Qeveria e ka pranuar se ka Asociacion - NACIONALE

Ahmeti: Opozita është gëzuar që Qeveria e ka pranuar se ka Asociacion

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, mendon se opozita i është gëzuar faktit që kryeministri ka pranuar se në Planin e BE-së ka Asociacion.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se e ka një bindje që partitë opozitare më shumë gëzohen për humbjet e qeverisë se që hidhërohen për humbjet e Kosovës.

Mjaft ka hapësirë me kritiku KM për qasjen ndaj negociatave, ama opozita të shtin me i kritiku më shumë. Sot në Kuvend e kanë një të qeshme (buzë në gaz) për faktin që qeveria e ka pranu që ka asociacion. E kam një bindje që më shumë gëzohen për humbjet e qeverisë se sa që idhnohen për humbjet e Kosovës”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të ngjashme