Ahmeti: Në valle e këngë kemi ruajtur brez pas brezi vlerat e kulturës sonë kombëtare
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka pritur sot në takimin Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare, i cili është fryt i implementimit të Marrëveshjes së Ohrit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në valle e këngë shqiptarët kanë ruajtur brez pas brezi të paprekshme vlerat e kulturës kombëtare.
“Në valle e këngë kemi ruajtur brez pas brezi të paprekshme, autentike, vlerat e kulturës sonë kombëtare. Krenar që këtë mision me përkushtim dhe në rrugë të mbarë po vazhdon ta realizojë sot Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare, fryt i implementimit të Marrëveshjes së Ohrit. Për të gjitha sukseset e arritura në festivalet ndërkombëtare përfshirë këtu edhe vendin e parë të fituar në Büyükçekmece të Turqisë, përgëzova sot djemtë dhe vajzat e Ansamblit, trupën artistike të udhëhequr nga drejtori Shkodran Tolaj, duke ju uruar vazhdimësi të punës profesionale. Çdo sukses i tyre është krenaria jonë!”, ka shkruar Ahmeti.
