Ahmeti: Miqësia me Vuçiqin për Edi Ramën është më e rëndësishme se Kosova - NACIONALE

Ahmeti: Miqësia me Vuçiqin për Edi Ramën është më e rëndësishme se Kosova

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar për deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka kërkuar lirimin e menjëherëshëm të tre policëve ose në të kundërtën do të ngrijë raportet me Serbinë.

Ahmeti ka thënë se deklarat e tij është më e fuqishme në këtë kohë.

Por, pavarësisht kësaj, Ahmeti mendon se miqësia me Vuçiqin për Ramën është më e rëndësishme se Kosova.

Mendim jopopullor në Kosovë: Deklarata e sotme e @ediramaal është deklarata më e fuqishme shqiptare dhe më racionale në këtë kohë. Po ashtu, ska kush që më bind që miqësia me Vuqiqin për Ramën është më e rëndësishme se Kosova. Jo vec për të, po për çdo udhëheqës në Shqipëri.” – ka shkruar Ahmeti në Twitter.

Ndërkohëm rama ka thënë se do bëjnë akull raportet me Serbinë nëse nuk lirohen policët.

Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa! Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen!” – ka shkruar Rama të hënën.

Lajme të ngjashme