Ahmeti kërkon unitet: Sot presidentja, kryekuvendari dhe kryeministri do të duhej të drekonin me liderët e opozitës
Gazetari Arben Ahmeti ka kërkuar unifikimin e skenës politike në raport me dialogun e Brukselit.
Ai ka kërkuar që sot kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmnai dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca të drekojnë me liderët e opozitës.
Pas këtij takimit, sipas Ahmeti, do të duhej të lëshohej një deklaratë e përbashkët falënderimi për kancelarin gjerman dhe presidentin francez.
“Do të duhej që sot kryeministri bashkë me presidenten e kryekuvendarin të drekonin me liderët e opozitës. Te gjithë bashkë, të dilnin me një deklarate ku do të falenderonin kancelarin Scholz dhe presidentin Macron për angazhimin dhe lidershipin. Të zotoheshin se Kosova do t'i zbatojë pa asnjë kusht të gjitha obligimet dhe t'i kërkonin Francës, Gjermanisë dhe ShBA-ve që ta mbajë përgjegjëse Serbinë për secilin veprim ose mosveprim”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.
Ai ka bërë me dije se Kosova të gjitha sukseset politike i ka arritur me aleatët perëndimor.
“Lirinë dhe pavaresinë i kemi arritur në marrëveshje e nënshkrime me perëndimin. Asnjëherë në marrëveshje e nënshkrime me Serbinë. Ky është skenari më i mirë për vendin. Albinit e Galukut i'u bjen me qenë më lehtë të kritikueshëm sepse më nuk do të jenë as asi e as ksi, por lidershipi kërkon nganjëjerë edhe vendime jopopulliste”, ka shkruar Ahmeti.