Ahmeti i PSD-së: Protesta e sotme kundër Asociacionit është protestë e pushtetit - NACIONALE

Ahmeti i PSD-së: Protesta e sotme kundër Asociacionit është protestë e pushtetit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i PSD-së, Bardh Ahmeti, ka folur për protestën që do të mbahet sot për të kundërshtuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ahmeti në profilin e tij në Facebook, ka thënë se protesta e sotme është protestë e pushtetit.

Më tej, ai ka thënë se Vetëvendosje po përdor organizatën studentore SKV për të organizuar protestë.

Protesta e sotme është protestë e pushtetit. Vetëvendosja po e përdor mashën e saj në Universitetin e Prishtinës, organizatën studentore SKV e cila është degë e partisë në pushtet, për të organizuar protestë. Por protestë kundër kujt? Kurti e ka krejt pushtetin, ashtu siç e ka kërkuar para dy vitesh, krejt dhe drejt. Për çfarë i duhet protesta?” – ka shkruar ai.

Ndryshe sot në ora 16:00, në Prishtinë, do të protestohet kundër themelimit të Asociacionit.

Lajme të ngjashme