Agusholli i VV-së citon një ajet kuranor, komentuesit i kërkojnë të mos heshtë për doracakun e MASHTI-t - NACIONALE

Agusholli i VV-së citon një ajet kuranor, komentuesit i kërkojnë të mos heshtë për doracakun e MASHTI-t

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gramos Agusholli, deputet i VV-së, që ka kundërshtuar me votë një herë projekt-kodin civil, ka publikuar një ajet nga Kurani.

Ajeti ka të bëjë me nevojën për të konfirmuar lajmet.

Megjithatë, ajo çfarë ra në sy ishin komentet nga ana e qytetarëve. Në seksionin e komenteve, Agushollit iu kërkua të mos heshtë në lidhje me doracakun për mësimdhënës të edukimit seksual.”

“Gramos, tkena votu per qito dite. Jo me shujte!” – ka shkruar qytetari me emrin Enes.

Tutje, një tjetër ia përkujtoi përgjegjësinë, që sipas tij, e ka Agusholli para elektoratit.

“ki pergjegjesi para elektoratit tu juaj per besimin qe e keni marr. LVV ka arrit mi mashtri njerzit me premtime te rreme, mirpo nese LVV jane te majt komunist ju arsytohet edhe rrena dhe mashtrimi ndersa ty si personalitet nuk te ka hije te mashtrosh dhe genjesh njerzit. Tani pasi rane maskat dhe u demasku LVV-ja nuk ka asnje arsye logjike qe profilet konservative dhe fetare te vazhdojn te qendrojn mbrenda LVV-s kshtuqe percakto orientimin tend ideo-politik a do vazhdosh ti mbrosh vlerat morale apo dot konvertohesh ne majtist te kuq!” – i komentoi qytetari Alban.

Gramos Duhet te keshe ndergjegjie dhe frike nga Zoti per t'i perdorur ajetet e Kur'anit per te mbrojtur ideologjin e flliqt te liberaleve te shfrenuar” – i komentoi Fatoni.

Lajme të ngjashme