AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Faton Osmani - NACIONALE

AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Faton Osmani

1 vit më parë

nga NACIONALE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit Faton Osmani.

Njoftimi:

Telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Faton Osmani

Me dhimbje e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe themeluesit të Agjencisë së Lajmeve "Ekonomia Online", Faton Osmani, në moshën 49-vjeçare.

Kontributi i tij i vlefshëm në fushën e medias në Kosovë do të mbahet mend gjatë. Para se të themelonte "Ekonomia Online", ai ka punuar në disa media vendore dhe ndërkombëtare.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tij. Humbja e tij është e madhe jo vetëm për të afërmit, por edhe për komunitetin e gazetarëve dhe gjithë shoqërinë.

Lajme të ngjashme