AGK-ja njofton për vdekjen e gazetarës ukrainase Olga Priadko që jetonte në Prishtinë tash e dy vjet
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka njoftuar për vdekjen e gazetarëz ukrainase Olga Priadko e cila po jetonte në Prishtinë, së bashku me djalin e saj tash e dy vjet.
“. Ajo ishte pjesë e programit “Gazetarët në Rezidencë – Kosova”. Zonja Priadko ka vdekur në banesën e saj në Prishtinë, ku jetonte për më shumë se 2 vjet me djalin e saj, Yaroslavin.” – thuhet ndër të tjera në njoftim.
E plotë:
Me dhimbje të thellë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton vdekjen e gazetares ukrainase, Olga Priadko, në moshën 51 vjeçare. Ajo ishte pjesë e programit “Gazetarët në Rezidencë – Kosova”. Zonja Priadko ka vdekur në banesën e saj në Prishtinë, ku jetonte për më shumë se 2 vjet me djalin e saj, Yaroslavin.
AGK dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për familjen dhe miqtë e gazetares Priadko. Përkushtimi i saj në gazetari do të kujtohen dhe nderohen nga të gjithë ata që punuan me të.