AGK mbanë më 6 korrik 2024 Kuvendin për zgjedhjen e kryetares/kryetarit dhe anëtarëve të bordit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se më 6 korrik 2024, do të mbajë Kuvendin për Zgjedhjen e Kryetares/Kryetarit dhe Anëtarëve të Bordit të organizatës.
Përmes një njoftimit, AGK ka bërë të ditur se Kuvendi Zgjedhor do të mbahet në në Atelienë përballë Sallës së Kuqe, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, nga ora 11:00.
“Të nderuar anëtare/anëtarë të organizatës, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, më 6 korrik 2024 do të mbajë Kuvendin për Zgjedhjen e Kryetares/Kryetarit dhe Anëtarëve të Bordit të organizatës. Kuvendi i Zgjedhor të AGK-së, do të mbahet në Atelienë përballë Sallës së Kuqe, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, nga ora 11:00.” – thuhet në njoftim.