AGK-ja shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit dhe redaktorit, Ramiz Bala - NACIONALE

AGK-ja shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit dhe redaktorit, Ramiz Bala

1 vit më parë

nga NACIONALE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit Ramiz Bala.

AGK-ja në njoftimin e tyre kanë thënë se lajmin për vdekjen e gazetarit Bala e kanë marrë me pikëllim të thellë.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e gazetarit, Ramiz Bala. Bala ka qenë redaktor përgjegjës për kulturë në Radio Televizionin e Prishtinës, si dhe profesor e shkrimtar.”

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit Bala.” – thuhet në telegramin ngushëllues të AGK-së.

Lajme të ngjashme