AGK-ja reagon për gjendjen në RTK, fton qeverinë t’ia vazhdojë financimin - NACIONALE

AGK-ja reagon për gjendjen në RTK, fton qeverinë t’ia vazhdojë financimin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar lidhur me situatën financiare në RTK.

AGK-ja i ka bërë thirrje qeverisë, që në mungesë të Kuvendit, t’ia vazhdojë financimin televizionit publik.

Postimi:

AGK-ja shpreh shqetësim lidhur me situatën financiare në RTK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me zhvillimet që lidhen me transmetuesin publik të Kosovës, RTK.

Paralajmërimi se brenda pak ditësh, RTK do të mbetet pa financim dhe nuk do të jetë në gjendje të paguajë të punësuarit e saj për muajin korrik, është alarmues.

AGK-ja e njeh rolin e rëndësishëm që luan Transmetuesi Publik në skenën mediale të Kosovës, dhe në mungesë të Kuvendit funksional i bën thirrje Qeverisë së Kosovës, që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për vazhdimin e financimit të RTK-së.

Gazetarët, kameramanët dhe stafi tjetër i RTK-së, duhet të jenë në gjendje që të bëjnë punën e tyre në mënyrë të papenguar nga presione politike apo financiare.

Lajme të ngjashme