Agjenda e plotë: Bislimi sot në Beograd, por flet nesër - NACIONALE

Agjenda e plotë: Bislimi sot në Beograd, por flet nesër

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, shkon sot në Beograd, duke u bërë një prej zyrtarëve më të lartë të shtetit të Kosovës, që e ka vizituar kryeqytetin serb prej përfundimit të luftës.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se Bislimi sot merr pjesë në një konferencë në Beograd, ku do të flasë për “Kosovën dhe Perspektivën Evropiane të Rajonit”.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, merr pjesë në Beograd, ditën e enjte në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”, me fillim nga ora 17:00”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Bislimi do të qëndrojë në Beograd edhe ditën e premte, ku do të diskutojë për raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajme të ngjashme