Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore: S’ka dëme ndaj qendrave bërthamore të Iranit - NACIONALE

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore: S’ka dëme ndaj qendrave bërthamore të Iranit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore thotë se nuk ka dëme ndaj qendrave bërthamore të Iranit.

Përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin X, kjo agjenci thotë se po vazhdon që ta vëzhgojë situatën për së afërmi dhe bën thirrje për përmbajtje të skajshme nga të gjitha palët, duke theksuar se “objektet bërthamore nuk duhet të jenë kurrë cak në konflikte ushtarake”, raporton gazeta “The Guardian”.

Në zonën e qytetit Isfahan të Iranit u dëgjuan shpërthime. Ajo pjesë përmendet si e ndërlidhur me programin bërthamor të Iranit.

Më herët, televizioni shtetëror iranian i përshkroi si “plotësisht të sigurta” të gjitha qendrat bërthamore të vendit.

Gjeneral Siavosh Mihandoost, komandant lokal ushtarak, gjithashtu tha se incidenti “nuk ka shkaktuar dëme” përreth Isfahanit.

Lajme të ngjashme