Agim Bahtiri pasi protestoi kundër Asociacionit: Kur shqiptarët bëhen bashkë, nuk ka armik që i ndalë - NACIONALE

Agim Bahtiri pasi protestoi kundër Asociacionit: Kur shqiptarët bëhen bashkë, nuk ka armik që i ndalë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i komunës së Mitrovicës, njëherit anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka reaguar pas protestës kundër formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Bahtiri përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se sot u dha një mesazh se “nuk falet toka që është ujitur me gjakun e dëshmorëve”.

Por në fund, ai thotë se “kur shqiptarët bëhen bashkë, nuk ka armik që i ndalë”.

Ndërkohë, këtu vlen të theksohet se janë ShBA-të dhe BE-ja që po kërkojnë zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin.

Postimi i plotë i Bahtirit:

Protesta e organizuar nga studentët e UP-së, e mbështetur nga shumë qytetarë, dha një mesazh të qartë sot se nuk falet toka që është ujitur me gjakun e dëshmorëve tanë.

Republika e Kosovës nuk pranon asociacion që na bosnjëzon.

Shqiptarët kur bëhen bashkë, nuk ka armik që i ndalë!

AB

Lajme të ngjashme