Afrim Haliti: Banorët në Big Brother nuk janë asgjë më shumë se një reflektim i shoqërisë sonë në përgjithësi
Nëse Vedatin jemi mësuar ta shohim si aktorë i zhanrit komedi ku, në humorin e tij fokus ka “fenomenet sociale”, tani më e kemi mundësinë ta shohim si Vedat dhe jo në rolet e tij.
Analisti Afrim Haliti duke parë dhe përcjellur Vedatin si aktorë dhe tanimë si banorë thotë se ai nuk dallon edhe shumë sa i përket komunikimet sjelljes dhe veprimeve.
Duke marrë shembull konkret Vedati edhe në Big Brother e luan rolin e një njeriu i cili nuk njeh limite as përtej komunikimit dhe shpeshherë sipas tij rreshet dhe stereotipezon gruan në këtë rast banoren Xhuli.
“Vedati bëri përpjekjen e tij për të shfaqur burrërinë, në një arenë ‘burrash’, duke iu drejtuar një tjetri burrë me fjalët “nuk flas unë si grua e keqe”! Dhe askush nuk bëri as vërejtjen më të vogël ndaj seksizmit që po shprehte Vedati.” - thotë ai.
Haliti, gjithashtu ngre paralele mes asaj se në shoqërinë tonë në të gjitha fushat jemi të njejtë në kuptimin e asaj se hipokrizia është atribut në shoqërinë tonë.
“Hipokrizia është atribut që e ushtrojnë pa asnjë keqardhje a nuk është situatë e njejtë në shoqërinë tonë si në rrafshin politik ashtu edhe në të gjitha rrafshet tjera”? - shton Haliti.