Afganistani raporton për katër të vrarë e 70 të plagosur nga sulmet pakistaneze - NACIONALE

Afganistani raporton për katër të vrarë e 70 të plagosur nga sulmet pakistaneze

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Zjarri i mortajave dhe raketave të hedhura nga Pakistani drejt Afganistanit të hënën la të vrarë katër njerëz dhe plagosi 70 të tjerë, tha qeveria e talibanëve, pasi luftimet mes dy vendeve shpërthyen përsëri dhe rrezikuan që t’i nxirrnin nga binarët bisedimet e brishta të paqes.

Qeveria e Pakistanit e hodhi poshtë këtë raportim, duke e cilësuar si “propagandë të vazhdueshme”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Rreth 30 studentë, gra e fëmijë ishin në mesin e të plagosurve nga sulmet, në shënjestër të të cilave ishin disa shtëpi dhe Universiteti “Syed Jamaluddin Afghani” në Asadabad të provincës Kunar, tha zëdhënësi i talibanëve, Hamdullah Fitrat.

Lajme të ngjashme