Aeroporti i Prishtinës po 'vlon' prej udhëtarëve
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, po vazhdon të përballet me fluks të madh të udhëtareve.
Në disa fotografi të dërguara në adresë të Nacionales, shihet se qindra qytetarë po presin në radhë në aeroport.

Nuk thuhet se kjo tollovi është bërë për shkak të ndonjë anulimi të fluturimeve.
