Aeroplanmbajtësja gjigante e ShBA-së arrin në Korenë Jugore për ushtrime të përbashkëta - NACIONALE

Aeroplanmbajtësja gjigante e ShBA-së arrin në Korenë Jugore për ushtrime të përbashkëta

1 vit më parë

nga NACIONALE

Aeroplanmbajtësja amerikane me energji bërthamore, “USS Ronald Reagan”, arriti të premten në portin e Busan-it në Korenë Jugore para ushtrimeve të përbashkëta ushtarake mes dy vendeve me qëllim të shfaqjes së fuqisë përballë kërcënimeve në rritje të Koresë Veriore.

Këto ushtrime të përbashkëta do të jenë të parat që përfshijnë një aeroplanmbajtëse amerikane në rajon që nga viti 2017, kur Shtetet e Bashkuara kishin dërguar tri aeroplanmbajtëse, përfshirë “Reagan”-in, për ushtrime detare me Korenë Jugore si reagim ndaj testimeve bërthamore e raketore të Koresë Veriore.

Dy vendet aleate i kanë ringjallur këtë vit ushtrimet e mëdha ushtarake, të cilat ishin zvogëluar ose lënë anash në vjetët e kaluar për ta përkrahur diplomacinë me Korenë Veriore ose për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ushtrimi i ri shihet si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Koresë Veriore për ta rifilluar testimin e armëve dhe shtimit të kërcënimeve për konflikte bërthamore me Seulin dhe Uashingtonin, raporton agjencia “Associated Press”.

Forcat detare të Koresë Jugore thanë se synimi i këtij ushtrimi është fuqizimi i gatishmërisë ushtarake të aleatëve dhe shfaqja e “vendosmërisë së fortë nga aleanca Kore – ShBA për hir të paqes dhe stabilitetit në Gadishullin Korean”./Nacionale

Lajme të ngjashme