"...adresimit nesër": Çka po provon të thotë deputet Shkreta për Asociacionin?
Deputeti i Vetëvendosjes, Mirsad Shkreta, ka bërë një shkrim në profilin e tij në Facebook në të cilin flet në mënyrë të pakuptueshme.
Ai thotë me anë të një adresimi në Facebook se shkrimi i përbashkët mes Derek Chollet dhe Gabriel Escobar “mund t’i paraprijë adresimit të nesërm për Luginën e Preshevës,”
Nuk dihet se për çfarë adresimi e ka fjalën z. Shkreta, deputetë që ishte bërë i famshëm pasi i ishte gjetur një shumë e madhe parash në banesë para disa muajsh.
Qytetarët nga Lugina e Preshevës kanë kërkuar tash e shumë kohë që të bëhen pjesë e dialogut, ndërkohë që zyrtarët e Vetëvendosjes kanë kërkuar që të themelohet edhe një Asociacion në Serbi me shqiptarët në krye.
