Adoleshencë e primitivizëm: Selmanaj sulmon Kurtin me gjuhë të rëndë pas emërimit të Sinanit në kabinet
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, e ka parë si adoleshencë politike dhe logjikë primitive, vendimin e fundit të kryeministrit, Albin Kurti për emërimin si këshilltare politike për Luginën e Preshevës, Ardita Sinanin.
Selmanaj ka thënë se Kurti po e promovon si ide vendimin që e kishte marrë Qeveria Hoti para dy viteve.
Shkrimi i tij i plotë:
Adoleshenca politike dhe logjika primitive e disa politikanëve ballkanas i dërgon të tillët në përfundimet se historia e një vendi fillon me ta dhe nga ta.
Albin Kurti promovon si ide dhe vendime të reja diçka që para dy vitesh Qeveria Hoti i ka marrë.
Me 28 shtator 2020 Qeveria e Kosovës më qëllim të institucionalizimit të mbështetjes shtetërore për shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc ka votuar në mbledhjen e saj për themelimin e kësaj Zyre.
Me qëllim të zbatimit të këtij vendimi me 13 janar 2021 qeveria Hoti ka miratuar edhe planin e punës për këtë Zyre, ku janë përcaktuar dhe detyrat konkrete për ministritë e caktuara.
